Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Dhimbjet që shfaqen në zonën e nën sqetullës mund të shkaktojnë shqetësim, që në disa raste është i justifikueshëm.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ka raste, kur një dhimbje e tillë mund të jetë pjesë e simptomave paralajmëruese të një ataku në zemër.

Megjithatë, në shumicën e kohës, dhimbje të tilla nuk janë për tu shqetësuar.

Sqetulla është një pikë takimi i muskujve, indeve, gjëndrave dhe enëve të gjakut.

Një lëndim i vetëm, mund të nxisë dhimbje në këtë zonë.

Kur dhimbja është afatgjatë dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, nofull e qafë, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull do të mësoni për disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes nën sqetull.

Lexo po ashtu:  E mban telefonin poshtë jastëkut gjatë natës? Këtë duhet ta lexosh patjetër

Tërheqja muskulare
Njerëzit që ngrenë pesha shpesh, janë më të prirur të kenë një dhimbje të tillë.

Kjo ndodh sepse stërmundimi fizik dhe ngritja e peshave nxisin tërheqjen muskulare.

Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se një javë, shkoni tek mjeku.

Alergjia
Sqetullat janë një vend ku manifestohen shpesh reagimet alergjike.

Këto reagime vijnë si pasojë e kimikateve me të cilat bie në kontakt lëkura.

Këto kimikate gjenden tek detergjentët, anti-djersa, parfumi, kremi i rrojës, sapuni dhe zbutësit e rrobave.

Infeksionet e Lëkurës
Nëse zona e nën-sqetullës është infektuar, ju do të përjetoni jo vetëm dhimbje por edhe kruarje dhe skuqje të lëkurës.

Zona e nën-sqetullës duhet mbajtur e thatë dhe e pastër.

Gjëndrat Limfatike
Gjëndrat limfatike luajnë një rol thelbësor për sistemin imunitar.

Ato gjenden me shumicë në zonën e sqetullës dhe nëse infektohen ose enjten atëherë ato shkaktojnë dhimbje.

Nëse enjtja dhe dhimbja nuk largohen, atëherë duhet të flisni me një mjek.

Angina
Angina ndodh kur në gjak mungon oksigjeni.

Lexo po ashtu:  5 analiza gjaku që duhet t’i bëni gjatë të 50-ave

Kjo ndodh rëndom si pasojë e bllokimit të ndonjë ene gjaku.

Dhimbja që shkakton angina mund të shfaqet në sqetull por edhe në shpinë, qafë, nofull e shpatulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *