Është ndarë nga jeta aktori i madh i humorit shqiptar, Koço Devole. Prej ditësh aktori i njohur po luftonte me koronavirusin.

Ai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Aktori ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.

Devole ishte shtruar në këtë spital si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe më 31 tetor doli pasi gjendja e tij shëndetësore u duk se u përmirësua.

Por ai u kthye me urgjencë një ditë më pas, pasi shfaqi komplikacione, dhe u intubua.

Aktori i madh i humorit vuante edhe nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, e cila ka përkeqësuar gjendjen e tij.

Lexo po ashtu:  17 mijë turistë të huaj anuluan fluturimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *