Dardan Molliqaj mendon se Kurti ka në parti njerëz të korruptuar dhe kriminalizuar.

“Ligësia e tij për momentin më kritik të luftës çlirimtare është problem, është rrezik se ka përgjegjësi, votat i ka fitu, le t’i çoj në burg për krim, se njerëzit e krimit e të korruptun i ka vet brenda. Si u bënë këta njerëz milionerë kur ne ishim të varfër e ishim bashkë, opurtunizimi i njerëzve rreth Kurtit, është opurtunizëm për çështje pushteti, nuk po ju intereson më asgjë”, ka thënë Molliqaj në Reporteri.

Tutje ndërsa ka folur për Albin Kurtin, ka thënë se ai nuk është naiv por është tradhtar.

“Të gjithë pajtohemi se nuk është naiv, ata të cilët dëshirojnë ardhjen në pushtet përmes fatkeqësisë të përpjekjes për liri, fatkeqësisë së UÇK-së është ligësi dhe tradhti. Në momentin që nuk e mbron, siç është rasti i VV-së dhe lyp pushtet, për mua është tradhti ndaj kësaj ideje”, ka thënë Molliqaj.

Lexo po ashtu:  Reagimi i ashpër i Vetëvendosjes: Daka veproi si marionetë në duart e Kumbarëve, por LVV nuk e ndalin dot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *