Haliti demanton mediat në Shqipëri se është ftuar nga Specialja: Është spekulim
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ajo që është publikuar nga ABC News se është ftuar nga Gjykata Speciale është spekulim.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Është spekulim”, ka thënë shkurt për KOHËN, Haliti, duke aluduar se kjo është nxjerr nga konteksti, bazuar në ngjarjet e ditëve të fundit me figurat e larta të UÇK-së.
ABC News ka nxjerr një video të shkurtër si promo për intervistën me Halitin që do të transmetohet më vonë. Në video, Haliti dëgjohet duke thënë: “unë nuk jam ftuar, por pres të intervistohem”.

E këtë deklaratë të shkurtër, sipas Halitit, mediat në Shqipëri, përfshirë edhe ABC News, i kanë dhënë kahje tjetër lajmit, se “Haliti është ftuar nga Specialja”.




