Qytetarët e Strugës i dhanë lamtumirën e fundit, 21 vjeçarit Nexhip Vrenezit që më 2 nëntor u vra në sulmin terrorist në qendër të Vjenës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke theksuar se lamtumira e fundit djalit të tyre iu dha sot në mesditë.
Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm qytetarë nga Struga dhe vendbanime tjera, por edhe mërgimtarë të ardhur nga Austria dhe vendet e tjera evropiane.

21-vjeçari natën e 2 nëntorit ishte ndër katër viktimat të pafajshme dhe mbi 20 persona të plagosur që u sulmuan nga një grup terrorist në mesin e të cilëve ishte Kujtim Fejzullai, që u ekzekutua nga policia austriake.
Nexhipi atë natë kishte dalur me familjar për të festuar punësimin e tij.




