Është e pamundur të mësohet nëse dikush është i varur nga seksi, pa u këshilluar me një terapist, por ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të cilat tregojnë se kur duhet të kërkoni ndihmë. Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin se varësia ndaj seksit, mund të jetë shumë e rrezikshme.

Ajo shprehet tek masturbimi i rregullt, seksi online, seksi me shumë partnerë, porno apo seksi me pagesë. Është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmë, pasi mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj, karrierën apo edhe shëndetin mendor. Më poshtë, ju listojmë tetë shenjat që paralajmërojnë se jeni të varur ndaj seksit:

1.Fantazitë seksuale dalin jashtë kontrollit.
2.Bëni sjellje të caktuara seksuale, që nuk i shijoni aspak dhe në fund ndjeni fajtor edhe të penduar.
3.Masturbimi – Nuk ka një përgjigje të saktë se kur po e teproni me masturbimin, por në momentin që ndikon në jetën tuaj, zilet e alarmit duhet të këmbojnë.
4.Keni tentuar, por dështuat të ulni urinë ndaj sjelljeve seksuale.
5.Përdorni seksin për t’u arratisur nga probleme si vetmia, depresioni, ankthi dhe stresi.
6.E vendosni veten në situata të rrezikshme – lidhje jashtëmartesore, seks i pambrojtur.
7.Eksitoheni nga seksi me të mitur, vetëm për të përmbushur fantazinë seksuale.
8.Keni vështirësi të krijoni dhe të mbani një marrëdhënie të shëndetshme.

Lexo po ashtu:  Pasta e zezë nuk ua zbardhon dhëmbët, është thjeshtë marketing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *