76 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitali kanë treguar se 68 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Po ashtu nga spitali kanë treguar se 2 pacientë janë shëruar nga virusi korona.
“Aktualisht po trajtohen 76 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 68 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve në Spitalin e Pejës 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.




