Presidenti serb Aleksandër Vucic, në një deklaratë përpara ushtarëve të tij sot deklaroi se “se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”. Me fjalë tjera, Vucic kërcënoi Kosovën se në rast se nuk merren vesh për një marrëveshje finale, atëherë do ketë luftë.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar shumë politikanë shqiptarë, ku mes tjerash ish kryeministri Pandeli Majko, do shkruante:

-Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

Lexo po ashtu:  Hamas dhe Fatah kundër marrëveshjes midis Emirateve të Bashkuara Arabe - Izrael: “Është goditje e pabesë në shpinën e popullit palestinez”

Por përtej retorikës, kush çfarë tha, është e vërtetë rreziku për një shpërthim konflikti në Ballkan, ku SHBA dhe BE shpesh sjellen të çorientuara. Në këtë rast, sa shtetet shqiptare janë të përgatitura logjistikisht për t’ju përballur serbëve dhe shteteve tjera përreth?

Në këto momente, ashtu siç Kosova doli kundër shumë shteteve për të krijuar ushtrinë e saj, lypset që ajo të shtojë buxhetin dhe të blejë armë ajrore nga shtetet tjera. Dihet se serbët nuk do mundet të shtyjnë përpara ofensivën tokësore, por do mundohen me çdo kusht të përdorin armët e tyre moderne nga ajri për të bombarduar caqet e Kosovës.

E ripërsërim pyetjen: a kemi ndërmend të armatosemi me helikopterë, dronë dhe aeroplanë luftarakë si dhe me raketa anti-ajrore?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *