Shqipëria ka fituar 3-1 përballë Kazakistanit në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 4.

Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin “Air Albania” u shënua goli i parë.

Ledian Memushaj bëri një kalim të bukur dhe më pas asistoi te Sokol Cikalleshi që kishte një përfundim të mirë me kokë.

Pas gjashtë minutash, tanët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ardian Ismajlit (22’).

Por, derisa Kazakët po bëheshin gati të rifillonin për herë të dytë ndeshjen, ata shënuan nga mesi i fushës, me Etrit Berishën që ishte jashtë porte, për rezultatin 2-1.

Shqipëria më pas kishte shansin që të shënonte edhe golin e tretë pas një rrëmuje në mbrojtjen mysafire, mirëpo lojtarët tanë nuk arritën të fusnin topin në rrjetë.

Me këto dy tri gola të shënuara, përfundoi edhe pjesa e parë.

45 minutëshi i dytë filloi sërish më mirë për tanët, që arritën të realizonin edhe një herë.

Lexo po ashtu:  Me këto ekipe do përballet Kosova për kualifikimet në Euro 2022

Ishte minuta e 61-të, kur Amir Abrashi fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Rey Manaj, për rezultatin 3-1.

Etrit Berisha në minutat e mbetur kishte disa pritje fantastike, por rastet nuk munguan as për kuqezinjtë.

Shqipëria me këtë fitore është ngritur në vendin e dytë me tetë pikë, dy më pak se Bjellorusia që është lider, Lituania me pesë dhe Kazakistani me katër.

Shqipëria në sfidën tjetër që zhvillohet më 18 nëntor, do të jetë mysafir i bjellorusëve, duel ky për vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *