Shoqata e Intelektualëve “Jakova” me seli në Gjakovë, ka hapur thirrjen publike për propozime të individëve për titullin “Guximi intelektual” për vitin 2020.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përderisa ky titull jepet çdo përvjetor të Shoqatës, kandidatët propozohen teksa kryesia pastaj e bën përzgjedhjen.
“Kandidatët duhet që me punën dhe aktivitetin e tyre, të publikuar në masmedia, në faqen e Shoqatës ose gjetiu, në vijimësi të kenë treguar mendim dhe qëndrim të guximshëm lidhur me problemet e mëdha kombëtare, shtetërore e shoqërore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës ‘Jakova’.

Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ do të ketë të hapur mundësinë e propozimeve deri më 15.12.2020 në emailin e tyre.




