Mund të qëndrojë në hije, por edhe në dritë. Kërkon shumë pak kujdes, ndërkohë që ofron shumë. Klorofitumi apo zambaku i gjelbër ka aftësi që të pastrojë ajrin në dhomë.

Me shumë efikasitet neutralizon substancat e dëmshme për organizmin e njeriut, siç janë fenoli, benzeni, formaldehidi dhe të tjera, të cilat në sasi të mëdha emetojnë materialet moderne për përpunim përfundimtar dhe mobiliet nga materiale të avancuara.

Me efikasitet shumë të madh absorbon gazrat e emetuara. Prandaj, kjo bimë thjesht është e domosdoshme për të gjithë ata që jetojnë në katet e para dhe të dyta të banesave.

– Klorofitumi gjithashtu është i domosdoshëm në kuzhinë, për shkak të cilësisë që ka në thithjen aktive të oksidit të karbonit.

– Kjo lule është e domosdoshme në shtëpitë e atyre që pinë duhan, sepse zambaku i gjelbër neutralizon në mënyrën më të mirë tymin e duhanit.

– Përveç kësaj, kjo lule ka veprim të jashtëzakonshëm kundër mikrobeve dhe baktereve. Ithtarët e doktrinës së lashtë kineze Fengshui gjithashtu rekomandojnë që këtë bimë ta mbani në shtëpi.

Lexo po ashtu:  Duaje veten! Asnjëherë mos i tolero këto sjellje…

Të gjithë ne pjesën më të madhe të jetës e kalojmë në shtëpi, prandaj është me rëndësi që brenda shtëpisë të krijojmë kushte të këndshme për jetesë. Ajri i pastër pa shtesa të dëmshme është themel i shëndetit, prandaj për pastrimin e ajrit duhet të përdorim klorofitumin, të cilin na e ka dhuruar nëna natyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *