Nga Endri Kajsiu

Ka nje tentative te perditshme te njerezve dhe medias prane Lulzim Bashes per te shpelare akuzat qe jane ngritur ndaj tij nga disa deshmitare te masakrave te kryera ne Kosove. Argumenti me i fundit, i perdorur jo me larg se dje ishte se edhe Dash Peza, ish deputet i Partise Socialiste, paska punuar me BBC dhe ka patur akses ne kaseten e masakrave ne Kosove.

Po, Dashi ka qene perkthyes i BBC dhe BBC ka transmetuar pamjet e llahtarshme te masakrave, çka sot jane te vetmet pamje filmike qe dokumentojne horrorin dhe gjenocidin serb ne Kosove. Ndaj, BBC, ndoshta edhe Dashi si perkthyer i gazetareve te BBC, sot duhet falenderuar, pasi po te mos ishte per ta, Luli do e kishte kryer me sukses misionin e tij: zhdukjen e provave dhe fakteve te mas akrave serbe ne Kosove.

Po Luli nderkohe, cfare ben? Si gjithmone, te njejtin avaz. Genjen. Kur del ne interviste hetuesi peruan qe thote kam qene me Lulzim Bashen ne Kosove e Shqiperi, per te hetuar akuzat qe rendonin mbi UCK per te ashtuquajturen “shtepi te verdhe”, Luli thote JO, nuk kam qene une. Kur shfaqen dokumenta qe tregojne se Luli ka qene pjese e ekipit qe ka hetuar lu ftetaret e UCK, Luli thote JO, nuk kam lidhje une. Kur flasin deshmitare qe tregojne se Lulit i kane dorezuar fizikisht prova filmike, kaseta, qe vertetonin mas akrat ndaj kosovareve, prova te cilat me pas jane zhdukur, Luli thote JO, ato i ka patur edhe Dashi. Dashi mund t’i kete patur, por Dashi i ka transmetuar ne BBC. Kurse ti, Lul, i ke zhdukur. Problemi i Lulit nuk ka te beje thjeshtë e vetem me pikepyetjen e madhe se sa ka qene i perfshire lideri i sotem i opozites shqiptare ne hetimet e nderkombetareve ne Kosove, ndaj luftetareve te UCK. Nuk kane te bejne as thjesht dhe vetem me rolin qe Luli, si hetues, jurist apo perkthyes, ka patur ne fajesimin e heronjve kosovare. Problemi primar i Lulit eshte genjeshtra. Pasi ai thote se nuk ka qene i perfshire ne hetimet ne Kosove, nderkohe qe dokumentat, deshmitaret dhe vete hetuesit nderkombetare thone te kunderten: Luli ka qene aty.

Lexo po ashtu:  Edi Rama dhe Ballkani i Hapur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *