Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e përforcoi të martën pohimin e saj se Evropa duhet të vazhdojë të mbështetet në garancitë e sigurisë amerikane, në një përgjigje ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kramp-Karrenbauer është përfshirë në një përplasje të pazakontë publike me Macron pasi ky i fundit, në një intervistë me “Le Grand Continent” botuar të hënën, e kritikoi atë për një artikull në POLITICO, në të cilin ajo kishte argumentuar se “Evropa ende ka nevojë për Amerikën”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Presidenti francez tha se ai nuk pajtohet kurrsesi me pozicionin e Kramp-Karrenbauer dhe e përshkroi argumentin e saj si “një keqinterpretim historik”, duke pretenduar se as kancelarja Angela Merkel nuk pajtohet as me të. Në një fjalim me temë politikën e sigurisë të martën, Kramp-Karrenbauer u përpoq të qetësonte tensionet duke thënë se ajo pajtohet me Macron se Evropa duhet të bëjë më shumë për veten. “Vetëm nëse e marrim seriozisht sigurinë tonë, Amerika do të bëjë të njëjtën gjë. Presidenti francez sapo e deklaroi këtë. Dhe unë jam dakord me të”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Rama: Drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes nuk u tërhoq në argumentin e saj thelbësor – këmbëngulja e saj se BE nuk ka zgjidhje tjetër veçse të varet nga SHBA si një partner i ngushtë. “Për një të ardhme të parashikueshme” SHBA do të mbetet “aleati më i rëndësishëm në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ajo.

“Pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të ShBA, Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbrojnë veten e tyre. Këto janë fakte kthjelluese”, shtoi ajo. Kramp-Karrenbauer përsëriti dhe mbrojti argumentet e ngritura gjatë një fjalimi të mëparshëm në tetor, në të cilin shprehej se “iluzionet e autonomisë strategjike evropiane duhet të marrin fund” sepse “evropianët nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë rolin thelbësor të Amerikës si një ofrues sigurie”.

Autonomia strategjike është një koncept i mbështetur nga Macron, i cili argumenton se BE-ja duhet të bëhet më e fuqishme në skenën botërore dhe më për të vepruar në mënyrë të pavarur në një gamë të gjerë fushash, nga operacionet ushtarake te politika industriale – veçanërisht pasi SHBA po zhvendos gjithnjë e më shumë fokusin e saj nga Evropa në Azi.

Lexo po ashtu:  Si po e përdor mafia italiane TikTokun për të promovuar dhe rekrutuar anëtarët e rinj të Camorra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *