Diskutimi i fundit në emisionin “Open” në Top-Channel për akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës për implikimin e tij në hetimin dhe përpilimin e akuzave ndaj përfaqësuesve të UÇK-së ka nxjerrë thuajse zbulua njëanashmërinë e një televizioni kombëtar. E ashtuquajtura vijë editoriale është diçka normale, madje etike kur shpallet. Por vija editoriale përgjithësisht me kauza dhe çështje publike, jo emra.

Në rastin konkret, jo vetëm përmbajtja e emisionit, por qëndrimi i këtij televizioni në këtë çështje është akuzuar se është tërësisht i njëanshëm. Kjo ndihet në rrjetet sociale dhe në përgjithësi në krahun opozitar. Dhe rrjetet sociale kanë shumë rëndësi për media që ka shpallur prioritet dhe kriter pune shikueshmërinë dhe jo cilësinë. Përpjekja për të nxjerrë Lulzim Bashën atë që nuk është ka stonuar keq me cilësinë e argumenteve të sjella, të cilat arritën deri te referimi i Wikipedias për një CV të kreut të PD-së. Në raportin shikues – media, çështja që shtrohet këtu nuk lidhet vetëm me perceptimin, por edhe me leximin gati spontan të një mesazhi të njëanshëm dhe gati tendencioz.

Lexo po ashtu:  Gazetaria shqipe është e sëmurë

E njëjta gjë vihet re edhe për një kauzë si inceneratorët, për të cilën ka nevojë për sqarime publike. Asgjë e tillë nuk u pa, ndonëse akuzat ishin nominale. Ky është një detyrim minimal etik. Situata në një media kombëtare si kjo në fjalë, simetrizon atë të Tv Klan, njohur në mënyrë informale si një media më pranë opozitës. Tv Klan, i themeluar kryesisht mbi formatin e informacionit politik, ka kohë tanimë që lajmin e politik e ka të fundit. Kaq e vërtetë është kjo, saqë Klan ka pushuar së qeni pikë referimi për informacionin politik për t’u zëvendësuar nga një emision si “Opinion”.

Dikush mund të thotë se kjo është punë e mediave dhe kurrkush nuk të drejtë të ndërhyjë. Në fakt nuk ëshë ashtu. Sepse mediat dhe veprimtaria e tyre rregullohet me ligj dhe nuk mund të lihet pa kontroll. Mediat kombëtare janë në një farë mënyre institucione në llojin e tyre dhe kontrolli mbi saktësinë dhe panashmërinë në informim është kusht për të siguruar që ato nuk po manipulojnë. Ndërsa qeveria jep e merr me ligjin për disa portale, ajo ka mbyllur sytë dhe jep para publike për media si këto që në fund të fundit janë bërë siguresa e çdo pushteti, mjedise ku kultivohen dhe shkatërrohen karriera në këmbim të financimeve që ende nuk kontrollohen.

Lexo po ashtu:  Radioja publike bullgare ndërpret transmetimet pas sharkimit të gazetares Silvia Velikova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *