Artriti reumatoid dhe osteoartriti janë dy sëmundje që futen në kategorinë e përgjithshme të sëmundjes së artriti. Këto dy sëmundje kanë shumë aspekte të përbashkëta por dallojnë nga njëra tjetra.

Mosha

Osteoartriti është një sëmundje që prek më shumë të moshuarit, ndërkohë që artriti reumatoid mund të godasë në çdo moshë. Mosha mesatare e një personi të prekur nga artriti reumatoid është 30-50 vjeç.

Burimi i dhimbjes

Në rastin e osteoatritit, indet ndërlidhëse të kyçeve dobësohen duke lejuar fërkimin e dhimbshëm mes kockave. Tek artriti reumatoid , sistemi imunitar sulmon gabimisht shtresat e brendshme të kockave duke i dobësuar ato. Simptomat janë: ethet, enjtje dhe inflamacion gjëra që nuk vërehen tek osteoartriti.

Medikamentet

Osteoartriti trajtohet me injeksione steroidësh apo ilaçe si ibuprofeni. Njerëzit e prekur nga artriti reumatoid marrin të njëjtat ilaçe por steroide më të forta.

Kyçet

Të dyja sëmundjet prekin kyçet dhe kërcet por artriti reumatoid nis tek kyçet më të vogla, nga kyçi i dorës deri tek gishtat e këmbës duke shkaktuar skuqje, dhimbje dhe enjtje. Osteoartriti shënjestron zona më të mëdha sic janë ijet dhe gjunjët ku dëmi është më i madh.

Lexo po ashtu:  Gjashtë mitet dhe të vërtetat mbi vetminë, dhe ndikimin që ka ajo mbi shëndetin e njeriut

Deformimet

Deformimi i duarve, kyçeve dhe kërceve është më i përhapur tek artriti reumatoid . Tek pacientët që vuajnë nga osteoartriti, masa kockore të ndryshme ngrihen dhe dalin në sipërfaqe si në shpatulla, gjunjë, kyçe, bërryla dhe gishta.

Gjinia dhe jetëgjatësia

Artriti reumatoid prek më shumë gratë se burrat. Për pasojë, gratë janë gjithashtu më të rrezikuara nga dhimbjet dhe depresioni. Osteoartriti nuk do t’ia dijë për gjininë dhe ndikohet kryesisht nga mosha. Artriti reumatoid shkurton jetën e njeriut me tre vjet ndërsa osteoartriti nuk ka një ndikim në jetëgjatësinë e njeriut.

Faktorët nxitës

Shkaqet e të dyja sëmundjeve janë ende të paqarta. Artriti reumatoid është një sëmundje autoimunitare që shkakton inflamacion në shtresat e brendshme të kyçeve. Faktorë nxitës të saj janë: trashëgimia genetike, hormone, duhanpirja e infeksionet e shpeshta që shkaktojnë inflamacion. Në rastin e osteoartritit, sistemi imunitar nuk luan asnjë rol por kombinimi i moshës, hormoneve, mbipesha dhe dobësimi i muskujve nxit sëmundjen.

Simptomat

Njerëzit e prekur nga artriti reumatoid vërejnë dhimbje dhe ngurtësim që në orët e para të mëngjesit dhe dhimbjet vazhdojnë për disa orë. Tek osteoartriti, dhimbja nis në mëngjes por largohet brenda një ore dhe mund të rikthehet pas një sforcimi ose aktiviteti fizik.

Lexo po ashtu:  Scrub natyral me kafe - Pluhuri i kafes ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe pastron lëkurën. Aplikimi i kafes në lëkurë lufton edhe celulitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *