Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, në një deklaratë në rrjetet sociale ka paralajmëruar se vala e dytë e COVID-19 do të luf tohet pa vaksina, pasi ajo mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende. Ajo që kuptohet nga deklarata është se disa shtete duhet të përgatiten për të vazhduar edhe pa të, por duke marrë masa të tjera.

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luf tuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën. Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës. Ne duhet ta kuptojmë se kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina”, paralajmëroi shefi i urgjencave të (OBSH), Michael Ryan.

Kujtojmë që deri tani në botë janë infektuar 56,247,982 persona me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë, 1,349,380.

Lexo po ashtu:  Ambasadori gjerman për situatën në veri: Absurde të rrezikosh një konflikt për targat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *