Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim. Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm. Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo?
Afërdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat. Në 2020-ën, Marsi dhe Afërdita ishin në prapavijë. Gjërat shkuan më ngadalë, por kjo i përket të shkuarës tani. Në 2021-in, Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në prapavijë dhe kjo parashikon; marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese. Është fiks një rikthim i dy energjive të kundërta.