Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë tabelën e shumëzimit për numrin 5. Gjithë rezultatet ishin të sakta, përveç të parit. Ai kishte shkruar se 5×1 bënin 7, ndaj e gjithë klasa filloi të qeshte me të. Duke i parë të gjithë të qeshnin, mësuesi u tha nxënësve të tij të pushonin dhe ta dëgjonin. Klasa ra në qetësi dhe mësuesi pranoi se atë rezultat e kishte shkruar qëllimisht ashtu, sepse donte t’u mësonte të gjithëve diçka të vlefshme për jetën e tyre. Ai u tha se kjo ishte mënyra se si do të na trajtonin në këtë botë.

“Ju e patë se nëntë rezultatet e tjerë ishin të saktë, por askush nuk më uroi mua për to. Ju të gjithë qeshët vetëm me rezultatin që unë kisha shkruar gabim. Bota nuk do ta vlerësojë asnjëherë atë të mirë që ju do të bëni, edhe pse mund ta bëni me miliona herë. Bota do t’ju gjykojë thjesht për atë gabimin e vetëm që mund të bëni, por mos u dekurajoni. Jeta është e përbërë nga 10% prej asaj që na ndodh dhe 90% nga mënyra se si ne reagojmë prej asaj që na ndodh. Njerëzit aktualisht mendojnë të kundërtën e kësaj gjëje. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si ne i balancojmë gjërat. Jini të sjellshëm, por mos i lejoni të tjerët të abuzojnë me mirësinë tuaj.

Lexo po ashtu:  7 këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

Besojini të tjerëve, por mos i toleroni ata nëse ju mashtrojnë. Kënaquni me veten, por asnjëherë mos u ndalni së u përmirësuari. Ju nuk mund ta përqafoni veten tuaj dhe as të qani duke u mbështetur në shpinën tuaj. Jeta ka nevojë të jetoni edhe për njëri-tjetrin, në mënyrë që kur të keni nevojë për të folur me dikë, të keni një person, me të cilin t’i ndani problemet tuaja. Jini pranë atyre që ju duan më shumë, pranë atyre që nuk do t’ju linin kurrë vetëm, si dhe me ata që nuk do t’ju trajtojnë keq thjesht për shkak të një gabimi që keni bërë. Jetoni për ata që ju duan dhe vdisni për ata që doni. Mbani mend përherë se shumica e stresit vjen prej mënyrës se si juve përgjigjeni, jo për shkak të mënyrës se çfarë ju ndodh në jetë. Qëndroni mbi kritikat ndaj jush dhe qëndroni përherë të fortë”, ishin fjalët e mësuesit drejtuar nxënësve të tij.

Lexo po ashtu:  Ushqimet kundër depresionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *