Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi
E mban – dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe se ka ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Atdheu është buka e uritur.
Të ikën nga duart e dot nuk të ngop
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që lind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi si loti.

– Fatos Arapi /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Zbulimi i rrallë në Sllovaki, gjenden kupat e arta me mbishkrimin ‘Albania’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *