Shkruan: Muhamet Kelmendi

Serbia ka bërë shume gjenocide. Ajo ka mbytur e vrare fëmijë dhe pleq e plaka. Ka përdhunuar mbi 20 mijë femra dhe ka shkaktuar dëme ndaj qytetareve e bizneseve ne Kosove mbi 30 miliardë Euro, dhe askush deri me sot nuk ka dhënë asnje llogari. Askush nga Serbia nuk është në burg. Së kendejmi kurrë nuk kërkua nga Republika e Kosovës një Gjykatë të veçantë Speciale për shtetin serb. Edhe sot kriminelët Vuçiq e Daçiq, Vulin, Sheshel etj., shëtisin dhe tregojnë dhëmbët gjaksore ndaj shqiptarëve, si në kohën e Millosheviqit, dhe pushteti yne e ne vetem heshtim. Nuk tregojnë se kështu nuk dialogohet. Kosova duhet të padis shtetin serb për GJENOCID . Kriminelët e Serbisë, duke filluar nga Vuçiq e Daçiq, Vulin etj., kërkohet të paditen për krime të rënda. Nuk duhet dialoguar fare me shtetin serb kur kriminelët dhe gjenocidiasit e udhëheqin atë shtet gjenocidal. Lufta nuk është bërë për dialog, por per për liri, demokraci dhe komb. Kosova kërkohet të paraqitet për çdo gjendje. Koha është e rëndë.

Lexo po ashtu:  Mësoni nga Kosova!

-Republika e Kosovës, me të gjitha mekanizmat e vet, si në të kaluarën, edhe tash, po dështon në shumë çështje kundruall shumë faktorëve dhe vetë popullit tonë. Këtu nuk është çështja vetëm e dështimit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, të Institutit Historik dhe atij Albanoligjik, por është dështim i të gjithë sistemit dhe shtetit dhe në çdo fushë. Shumë herë është kritikuar Instituti i Historisë, i Albanologjisë, Universiteti e Akademia, por ato të gjitha si në kor muzikor kanë heshtur dhe kanë vazhduar pozitën e tyre pa dhënë fare asnjë kontribut per 20 vite.

Nuk është fjala te Raporti i Dick Martit, të akuzave të bëra në Gjykatën Speciale, apo të akuzave shoviniste serbe etj., sa është çështje e papërgjegjësisë ndaj të vrarëve, të mbyturve, të sakatosurve dhe të përdhunimeve të rënda të femrave shqiptare ne Kosove. Kjo është një papërgjegjësi e lartë dhe fare nuk arsyetohet. As largimi nga puna nuk është boll. Ata, te tillet duhet injoruar dhe mohuar fare si njerëz. Nuk arsyetohen dështimet qe po na kushtojne shume. Nuk mundë të tejkalohet mos puna totale e mekanizmave të pushtetit. Mbi një decenie kemi shtet dhe Qeveri, por që fare, e përsëris, fare nuk kanë punuar në ndriçim të dhunës, të masakrave, të terrorit dhe të gjenocidit shteteror serb ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

Lexo po ashtu:  Defektet e një interviste

Duket se të gjithë qeveritarët kanë qenë të angazhuar vetem: në korrupsion dhe në krim te organizuar. Kemi kështu një dështim të tërë sistemit “të organizuar”. E ku ka më rëndë se qe : asnjë padi nuk është bërë nga shteti i Kosoves. Asnjë libër shkencor nuk është botuar. Kurrë nuk dolëm para faktorit ndërkombëtar me fakte mbi përdhunimet e bëra. Madje, edhe nuk u diskutuan kurrë nga qeveritarët e Kosovës përdhunimet e nënave dhe motrave tona. Kurrë në Bruksel nuk i hapen temat e tilla dhe vrasjet e fëmijëve, të pleqve e plakave. “Shkon njeri e vjen tjetri, me i zi i riu se i vjetri,- thotë populli vet”. Shkojnë me qindra vetë në Bruxel, në Berlin, në Londër, në Paris a në Vashington, ndërsa nuk kanë as edhe një provë të dhunës dhe të përdhunimeve. Nuk kanë botime dhe as informata konkrete.

Shtetasit tanë shkojnë e vijnë si turistë. Ndërsa, akademikët, institutet dhe profesorët shëtisin dhe marrin para nga buxheti i varfer dhe i vjedhur nga pushtetaret. Nuk kontribuojnë fare me asgje per qytetaret. Tamam si “pashallarët” që jetojnë me pashallëqe. Marria e turpi i tyre nuk ka të ndalur!!!.

Lexo po ashtu:  Perspektiva e një çrregullimi monetar global

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *