Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin francez për të kundërshtuar projektligjin që do e ndalonte publikimin e fytyrave të policëve në media. Mbështetësit e këtij projektligji thonë se do i mbronte policët dhe familjet e tyre nga sulmet në internet apo edhe kur nuk janë në detyrë.

Protestuesit, që një pjesë e madhe e tyre ishin gazetarë dhe aktivistë të të drejtave, thonë se ligji do cenonte lirinë e gazetarëve për të raportuar dhe do e vështirësonte mbajtjen e përgjegjësisë nga policia për abuzime si përdorimi i tepruar i forcës, transmeton KOHA.

Në shehin Trocadero në Paris, protestuesit brohoritnin “Të gjithë duan të filmojnë policinë”, derisa një pjesë e tyre kishin veshur xhaketa të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”.

Protesta të tilla janë planifikuar të mbahen edhe në Marsejë, Lille, Montpellier, Rennes e qytete të tjera, shkruan Reuters.

Projektligji i propozuar që ka kaluar në leximin e parë, është përkrahur edhe nga partia e presidentit Emmanuel Macron dhe aleatët e saj parlamentarë ndërsa të premten pritet të shkojë në lexim të dytë.

Lexo po ashtu:  Rama: Drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës

Kryeminstri Jean Castex, ka thënë se projektligji nuk do ndikonte në të drejtën për të informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *