Ndonëse është në kurs përplasjeje me një pjesë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Turqia vazhdon të ruajë qetësinë dhe të deklarojë se e ka anëtarësimin në bllok, interest ë vetin strategji.
Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin deklaroi se ky është synim strategjik për vendin e tij duke bërë thirrje që liderët e BE-së të heqin dorë nga paragjykimet ndaj Turqisë dhe t’i shohin marrëdhëniet me të përmes një optike strategjike.
Kalin ka shtuar se Ankaraja është e gatshme të zhvillojë bisedime hulumtuese me Athinën duke mos përmendur pretendimet e Greqisë për gjendjen faktike që është krijuar në terren.