Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Gjashtëmbëdhjetë shtetet federale të Gjermanisë planifikojnë të lejojnë tubimet deri në 10 njerëz gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Me këtë, sipas medieve të huaja, do të ofrohej një relaksim i kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirusit për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku, tregoi një projekt propozim të martën.

Siç thuhet më tej, kryeministrat e shteteve do të diskutojnë planet e tyre me Kancelaren Angela Merkel të mërkurën.

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller, i tha televizionit ARD se ishte i bindur se masat, për të cilat është rënë dakord nga udhëheqësit të hënën vonë, do të miratohen.

Gjermania mbylli baret, restorantet dhe vendet e argëtimit më 2 nëntor për një muaj.

Shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura ndërsa tubimet private janë kufizuar në maksimum 10 persona nga dy familje.

Lexo po ashtu:  "Hapi i parë është shkarkimi i ambasadorëve politikë, e dyta është zëvendësimi i ambasadorëve”

Sipas planeve të reja, tubimet private do të kufizoheshin në një maksimum prej pesë personash deri në periudhën e Krishtlindjes.

Përveç kësaj, fishekzjarret do të ndaloheshin në vendet publike në prag të Vitit të Ri për të shmangur mbledhjen e një numri të madh të njerëzve.

Ndryshe, numri ditor i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Gjermani u rrit me 13,554 në periudhën e fundit 24-orëshe në 942,687, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI). Numri i përgjithshëm i vdekjeve i raportuar ishte 14,361.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *