Kryeministrat e katër vendeve të Bashkimit Evropian në vijën e frontit të krizës së migracionit, përkatësisht Greqia, Italia, Spanja dhe Malta, kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët, i cili qartëson pozicionet e tyre në raport me Paktin e ri të BE për Migracionin dhe Azilin te kryesia gjermane e Këshillit Evropian, e përfaqësuar nga kancelarja Merkel, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kyriakos Mitsotakis, Giuseppe Conte, Pedro Sanchez dhe Robert Abela thanë se përveç futjes së rregullave të qarta në lidhje me detyrimet e vendeve në të cilat emigrantët mbërrijnë fillimisht, blloku duhet gjithashtu të miratojë masa që do të sigurojnë ndarje më të madhe të barrës midis vendeve anëtare.

Katër kryeministrat thanë se kontrolli i kufirit nuk duhet të çojë në krijimin e qendrave të mëdha të mbyllura në territorin e BE, ndërsa theksuan nevojën për një sistem efektiv të kthimit.

Lexo po ashtu:  Washington Post: Grindja mes shoqatës “Katër putrat” dhe qeverisë shqiptare për fatin e 3 luanëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *