1-TË GJITHË KEMI NJË TRU PRIMITIV

Emërtohet ‘amygdale’, kontrollon reagimin tonë emocional dhe funksionon shumë më shpejt se mendja jonë e vetëdijshme.

-Ne kemi një reagim emocional në 3 sekonda ose për më pak

-Emocionet e procesojnë inputin 5 herë më shpejt sesa truri ynë i vetëdijshëm

-Emocionet lënë gjurmë që zgjat më shumë sesa mendimet racionale

Këshillë: Syno reagimin emocional

Bashkëpunoni me ekipin për të arritur që njerëzit të hapin e-mailin e marketingut. Shfrytëzoji këto hapësira për të ndikuar dhe arritur në një nivel emocional në mesazhin e marketingut. Përdor fjalë që krijojnë ekzaltim, urgjencë ose edhe ankth të një niveli të ulët

2-TRURI YNË I DO IMAZHET

Truri primitiv është veçanërisht i tërhequr nga imazhet e rrezikut, seksit dhe ushqimit. Por mos e tepro me to.

-90 përqind e të dhënave që truri proceson janë vizuale

-Ne i kuptojmë dhe procesojmë figurat me tekst më shumë sesa vetëm tekstin

Këshillë: Krijo mesazhe të skanueshëm

Ne nuk po i lexojmë më ‘in-boxet’ e e-maile-ve. Ndaj imagjinoje e-mailin tënd të marketingut pa tekst fare dhe nëse keni krijuar një histori ose keni shkaktuar një emocion vetëm me imazhe, kjo do te thotë se je në rrugën e duhur

Lexo po ashtu:  10 + 1 këshilla për një pastrim të trupit

3-VEÇANËRISHT IMAZHE FYTYRASH

Seleksionimi natyror favorizon njerëzit që të jenë në gjendje që të identifikojnë shpejt kërcënimet dhe të ndërtojnë marrëdhënie. Dhe tashmë, ne jemi të aftë që ta bëjmë këtë thjesht duke lexuar shprehitë e fytyrës

-Qeniet njerëzore janë të krijuara që nga lindja që të identifikojnë fytyrën njerëzore

-Pjesa e trurit që proceson imazhet është e ngjitur me zonën që proceson emocionet

-Të gjitha imazhet e fytyrave tërheqin vëmendjen tonë, por bebet ngjallin receptorët e emocioneve

Këshillë: Lehtësoja punën trurit në procesin e njohjes së fytyrës

Konsidero përfshirjen e një fytyre që shikon drejt ftesës suaj për të vepruar (produktit, mesazhit etj). Imazhet e fytyrave që janë kapur nga aparati afër funksionojnë më mirë dhe studimet për atë që kap syri dëshmonjnë se se ne kemi tendencën të shikojmë aty ku shikojnë edhe ata. Pra, jemi të parashikueshëm edhe në këtë mënyrë.

4-PSE NGJYRA KA RËNDËSI?

Ngjyrat e ndryshme në fakt dërgojnë sinjale të ndryshme në trurin tonë.

Lexo po ashtu:  Si ta lehtësoj migrenën me ilaçe bimore?

-62-90 % e ndjesive për një produkt përcaktohet vetëm nga ngjyra

-E verdha aktivizon qendrën e ankthit në tru ndërsa bluja ndërton besim

Testo, dhe testo sërish

Çdo audiencë është e ndryshme, ndaj është e rëndësishme që të bëni disa testime që të zbuloni se si ngjyrat ndikojnë në përgjigjen e konsumatorëve apo klientëve potencialë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *