“Ambulanca ka dashur më shumë se gjysëm orë për të mbërritur, gjë që ishte një idiotësi kriminale”, kanë qenë fjalët e forta të Matias Morla që ka akuzuar ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë Diego Armando Maradonës. Avokati, menaxher e mik i Pibe de Oro ka bërë denoncimin e tij me një komunikatë zyrtare të shpërndarënë rrjetet sociale: “Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike në San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk pati ndonjë vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime”.

Morla ka njoftuar tashmë një betejë ligjore: “Ky fakt nuk duhet anashkaluar e do të kërkoj që pasojat të jenë objekt hetimi deri në fund. Ashtu si më ka thënë Diego: ‘Je ushtari im, vepro pa mëshirë’”.

Nuk ka munguar edhe lamtumira personale për mikun e shtrenjtë: “Sot është një ditë e një dhimbje të thellë, trishtimi e reflektimi. Ndjej në zemër ndarjen nga miku im, që e ka nderuar besnikërinë time e mbështetjen time deri në fitët e tij të fundit. E kam përshëndetur personalisht e tani ky është një moment intim e familjar”.

Lexo po ashtu:  Edhe Gjermania pranon se ka kryer gjenocid në Namibi

Për të përcaktuar Diegon në këtë moment dhimbje e dëshpërimi mund të them: ishte një djalë i mirë, ishte lojtari më i madh i historisë e ishte një njeri i ndershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *