Administrata amerikane e Donald Trump është kujtuar në fund që të marrë krah në tensionet e krijuara në Mesdheun Lindor. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar përmes një telekonference se Turqia i kundërvihet parimeve dhe funksionimit të NATO-s dhe minon kështu kohezionin e saj.
Sipas kreut të diplomacisë amerikane sjellja e Ankarasë në Mesdheun Lindor është provokative duke nisur që nga Libia, Siria e deri në Nagorno-Karabakh.

Blerja prej Turqisë e sistemit raketor S-400 është një dhuratë për Rusinë nga një aleat i NATO-s

citon gazeta greke “Kathimerini” burime nga takimi.

Pompeo po ashtu ka akuzuar Turqinë për mosfunksionim të mekanizmit dekonflikues me Greqinë, duke shpallur kështu një qëndrim publik të Shtëpisë së Bardhë për situatën në Mesdhe që nuk ishte njohur më parë.

Madje edhe shqetësimi i administratës amerikane për NATO-n është befasues po të mbajmë parasysh deklarimet e Trump se NATO-ja është e dalë kohe apo edhe tërheqjen e trupave nga Gjermania.

Lexo po ashtu:  Qeveria do të vendosë në mënyrë elektronike për izolimin e Malishevës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *