Interpoli ngriti shqetësimin e tij sot duke paralajmëruar për rreziqet e krimit në lidhje me vaksinat e koronavirusit të ri në të gjithë botën. “Ndërsa qeveritë po përgatiten të shpërndajnë vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të ndërfuten ose të prishin zinxhirët e furnizimit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Juergen Stock. Organizata, me qendër në Lion të Francës, njoftoi se krimet përfshijnë vjedhje, falsifikim dhe reklamim të vaksinave të rreme.

Autoritetet duhet të jenë të përgatitura për të luftuar këtë veprimtari kriminale. “Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu anëtarë të publikut përmes faqeve të rreme të internetit dhe shërimeve të rreme, që mund të paraqesin një rrezik të rëndësishëm për shëndetin, madje edhe jetën e tyre”, paralajmëroi ai. Me një rifillim të udhëtimeve ndërkombëtare, ka të ngjarë, gjithashtu, të vihen në qarkullim edhe teste COVID-19 të pamiratuara dhe të falsifikuara.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje! mirë se erdhe në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *