Mësuesit në Rusi kanë marrë vaskinën e Covid-19 këtë Javë, ndërkohë që vendi lajmëroi nisjen e programit vullnetar të vaksinimit në masë kundër koronavirusit. Presidenti Vladimir Putin, urdhëroi vaksinimin e mësuesve, stafit mjekësor dhe punëtorët social në të gjithë Rusinë. Presidenti tha se Rusia do të prodhojë 2 milionë doza të vaksinës në ditët e ardhshme. Një spital në Domodedovo, një qytezë pranë Moskës, deklaroi se 100 doktorë kanë marrë 2 doza të vaksinës dhe se injeksioni është tashmë i disponueshëm jo vetëm për mësuesit, por edhe për publikun e përgjithshëm. Shefi mjekësor tek spitali, Andrei Osipov, tha se nuk ka patur deri më tani ndërlikime apo efekte anësore.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Kemi nisur vaksinimin për njerëzit që punojnë tek spitali. Deri më tani, këto 100 njerëz kanë marrë 2 doza dhe nuk kanë patur ndonjë efekt anësor. Çdo javë ne marrim pako të vaksinës për punëtorët mjekësor , stafin e shërbimit social, si dhe banorët e zakonshëm. Sot ne nisën fazën e radhës së vaksinimit, me punëtorët e edukimit.”
Sputnik V, një prej 2 vaksinave të prodhuara në Rusi që merr miratim rregullator brenda vendit, kërkon 2 injeksione. Rusia deklaroi muajin e kaluar se vaksina Sputnik është 92% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19, sipas rezultateve të brendshme.

Klevis Llaha




