Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të forumeve të partive politike kanë nisur sot një protestë simbolike para Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie. Me pas protestuesit u zhvendosën te Kryeministria. Pas disa minutash qetesie, policia vendosi te nderhynte duke mos lejuar me protesten.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kordoni me skafandra mbrojtëse duket se po u shërben Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po goditen me sende të forta përfshirë gurët. Prej më shumë se dy orësh, protestues të shumtë po vijojnë protestën përpara Kryeministrisë kundër vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u vra dy net më parë nga një efekt për shkak se nuk iu bind urdhrit të ndalimit.




