Kur vjen puna te ndryshimet sezonale, tranzicioni nga stina e dimrit tek ajo e pranverës, është një nga më të periudhat më të bukurat, por gjithashtu dhe ndër më të vështirat përsa i përket efekteve që ky ndryshim shkakton në sistemin imunitar.

Përveç alergjive sezonale, ekzistojnë efekte fizike, të cilat ndryshojnë temperaturën, në të gjithë trupin, duke bërë të mundur që gjithsecili prej nesh të preket lehtësisht nga virozat, shprehet Dr. Alka Gupta, bashkëdrejtuese e programit integrues të shëndetit dhe mirëqenies në New York”

”Disa nga simptomat kryesore, sesi ndryshimi sezonal prek secilin prej nesh, janë dhimbja e shpeshtë e kokës, ose e ashtuquajtur migrena, depresion, ndryshime të papritura të gjendjes emocionale por dhe dhimbjet në gjithë trupin” -tha Dr Gupta. Këto efekte vijnë si shkak i rritjes së lagështisë në ajër, nga temperaturat e larta klimaterike.

Ka disa gjëra mënyra që njerëzit mund të aplikojnë për të parandaluar këto sëmundje që vijnë nga ndërrimi i sezoneve. Gupta rekomandon kujdesin e lartë që duhet të tregojmë për higjenën personale si dhe për ambientin ku flemë. Të bërit një gjumë të mirë, larg nga pajisjet elektronike ndihmon shumë në kapërcimin e këtyre stinëve pa pasoja.

Lexo po ashtu:  A janë të mbrojtur fëmijët nga televizioni? Çdo prind duhet ta lexojë këtë material

“Pra, duke bërë gjëra që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe ndihmojnë në rritjen e imunitetit, janë me të vërtetë çelësi për parandalimin e këtyre simptomave”, tha Gupta. Marrja e masave paraprake, për të ndihmuar uljen e inflamacionit, menaxhimi i stresit dhe ushqimi i shëndetshëm me një diete anti-inflamatore, pra me një dietë të pasur me lëndë ushqyese, mund t’i ndihmojë ata që ndiejnë efektet e ndryshimit të sezonit, ta kalojnë më lehtë këtë periudhë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *