Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka njoftuar ditën e sotme se qeveria ka pranuar vendimin e propozimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për masat e reja. Struga Lajm raporton se masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me orarin e punës së bareve dhe restoranteve, kështu që ato do të duhet të punojnë deri në orën 18:00, ndërsa do ndalohet edhe festimi i Vitit të Ri për shkak të shtrëngimit të masave të reja anti-covid. Gjithashtu, sipas Zoran Zaev këto masa do të jenë në fuqi nga 18 dhjetori deri më 20 janar.

Më konkretisht, Zoran Zaev është shprehur se: Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës për restorantet, ndalesa për organizimin e festave të fundvitit në hapësira të hapura dhe të mbyllura, ndërsa kemi dhe porosi të qarta për bashkësitë fetare, për organizatat e punës, komunat dhe objektet hotelierike. Objektet hotelierike do të punojnë deri në ora 18, në vend se deri më 21 siç ishte deri tani. Qëllimi është që të durojmë edhe pak që të mos lejojmë të kemi eskalime për shkak të festave. Masa e mban emrin “festo përgjegjshëm”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga covid.

Lexo po ashtu:  Blerim Vela: "Pasojat e qeverise se PANdemise"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *