Ish-gazetari i RTK-së, Fahri Musliu, pas debatit të krijuar lidhur me pozitën e presidentit, ka propozuar që këtë pozitë ta mbajë politikanja serbe, Rada Trajkoviq.

Musliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Trajkoviq është zgjidhje kompromise për këtë çështje, dhe se zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë jashtë Kosovës.

Postimi i plotë:

Meqë zgjedhja e kryetarit/kryeplakut të shtetit është bërë kryetemë në Kosovë dhe mollë e shefit, ku kastat politike shqiptare të Kosovës nuk po mund të merren vesh, si zgjidhje kompromise propozojë që ta zgjedhin në këtë post, politikanen serbe RADA TRAJKOVIQ.

Edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria. Zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë pozitive jashtë Kosovës.

Lexo po ashtu:  Kurti: Nuk është e mjaftueshme për Kosovën vetëm njohja nga Serbia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *