Ish-gazetari i RTK-së, Fahri Musliu, pas debatit të krijuar lidhur me pozitën e presidentit, ka propozuar që këtë pozitë ta mbajë politikanja serbe, Rada Trajkoviq.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Musliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Trajkoviq është zgjidhje kompromise për këtë çështje, dhe se zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë jashtë Kosovës.
Postimi i plotë:
Meqë zgjedhja e kryetarit/kryeplakut të shtetit është bërë kryetemë në Kosovë dhe mollë e shefit, ku kastat politike shqiptare të Kosovës nuk po mund të merren vesh, si zgjidhje kompromise propozojë që ta zgjedhin në këtë post, politikanen serbe RADA TRAJKOVIQ.

Edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria. Zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë pozitive jashtë Kosovës.




