Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar gjatë prezencës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.
Deputetët e VV’së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj, i cili kohë më parë ofendoj viktimat shqiptare të pushtuesit ser, është parë në ambientet e Kuvendit.
Të gjithë deputetët kanë bërtitur “Jashtë, jashtë, jashtë”.
Nënkryetarja Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë ambinetin për punë.