Arsim Haziri

Konsideroj se për të pasur ndryshime substanciale, kualitativë në të ardhmen, bashkimi i dy trupave të mëdhenj politik, LVV! dhe Lista qytetare e Vjosa Osmanit, në formën siç edhe vet e kanë prezantuar, do arrijë të thyej garniturën politike e cila ka qenë radhazi kundër mirëqenies qytetare. LDK-ja dhe gjitha partitë tjera qysh kohë janë minimizuar në elektorat dhe gjithë kjo zbehje është rezultat i keqqeverisjeve të vazhdueshme që kanë treguar. Monopolin për diktimin e proceseve politike më sipas rrethanave aktuale nuk do t’i kenë pensionistët politik, të cilët besnikërisht e kanë margjinalizuar sferën publike. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të jenë determinuesit kryesor të proceseve të ardhshme politike, njëherë krejt në fund të pritjeve do të ndodhin zhvillimet e kërkuara multidimensionale. Krimi dhe korrupsioni duhen të jenë çështjet thelbësore me të cilat duhet të merret qeveria e ardhshme.

Kosovës përfundimisht, pas këtyre dy dekadave në tranzicion të ndërtimit të shtetit, i nevojitet jo politike te dëshirave, por e mundësive! Ky do duhej të ishte sllogani i qeverisjes së ardhshme, dhe asgjë tjetër! Këto rrethana, pra, të njëmendësisë fizike nuk shkojnë në favor të progresit, prandaj kërkesa për reformim të thellë në këndvështrimin qeverisjes është nevojë imediate.

Lexo po ashtu:  Kush janë kriptotitistët - neojugosllavët?

Ndryshimet po ndodhin, më parë se në dimension ekzekutiv, ato janë në rrafshin mental-logjik. Dhe ky është shkaku, pasoja e të cilit do prodhojë gjendje më të rehatshme, gjithnjë në pikëpamje masive. Politikanët tonë pikërisht pse kanë të dhënë pas dëshirave, nuk janë ndjerë asnjëherë të lumtur e të lirë, prandaj edhe gjithnjë janë të pakënaqur.

Nocioni i njeriut dallon nga ai i personalitetit. Secili ka pesonalitetin e tij, por të gjithë jemi njerëz për sa kohë konsiderohemi ndryshe nga objektet tjera. Të gjithë jemi subjekt në kuptimin që dallohemi nga objektet tjera nëpërmjet vullnetit. Gjithë përvoja fillon e ” personalizohet”, kur shihet në marrëdhënie me këtë qendër që është uni. Jemi të ndërgjegjshëm për qëndrueshmërinë e unit, pavarësisht nga ndryshimet që vëmë re gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu jemi të ndërgjegjshëm për identitetin tonë në kohë. Pra, fjala “identitet” duket se i referohet asaj që mbetet e njëjtë në kohë, pavarësisht nga ndryshimet që ndodhin .Mbi të gjitha vullneti qytetar!

Lexo po ashtu:  Bashkëpuntorët e Serbisë në Studio televizive: Rehabilitimi i turpshëm i Bashkëpunëtorëve të armikut

Këtij trupi publik edhe nëse iu frikësohesh, s’ke ku i ikë! Vetëm zgjedhje!

Pikërisht pse në qendër të të gjitha qeverisjeve ishte hajnia, kemi rrënimin funksional të shtetit. Ata që së paku kanë përvojë të hidhur nga mungesa e shtetit ligjor, e kuptojnë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *