Italia është vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi, për çdo 100 mijë banorë. Përfundimi del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, i cili monitoron vazhdimisht progresin e pandemisë.

Me 111,23 vdekje për çdo 100 mijë banorë, Italia në renditjen e 20 vendeve më të prekura nga Covid-19 i paraprin Spanjës (104,49), Britanisë së Madhe (99,49) dhe Shteteve të Bashkuara (94,97). Nga ana tjetër, Italia qëndron e treta në renditjen që merr parasysh marrëdhëniet midis rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve. Italia ka një raport prej 3.5% dhe renditet pas Meksikës (9%) dhe Iranit (4.7%) dhe para Britanisë së Madhe (3.4%).

Në terma absolutë, me 67,894 vdekje, sipas të dhënave të Johns Hopkins University, Italia është vendi i pestë më i prekur në botë, pas Shteteve të Bashkuara (311 529 vdekje), Brazilit (184 827), Indisë (144 789) dhe Meksikës (116 487) dhe lë pas Britaninë e Madhe me 66 639 të vdekur.

Lexo po ashtu:  EDHE KJO BËNË VAKI! Konsulli i shkarkuar dje, jepte këshilla psikologjike në Skype për 20 euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *