Kompania “Lindi Gas” ka mbush bombolat e oksigjenit të Spitalit të Prizrenit ani pse nuk është i licensuar për këtë punë.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie në një përgjigje për InDoks ka pranuar publikisht se nuk kanë licencë për oksigjen medicional edhe pse kanë aplikuar në vitin 2014. Arianit Hoxha ka thënë se kanë mbushur bombolat e oksigjenit me oksigjen medicional të palicensuar me urdhët të ministrit të shëndetësisë Armend Zemajt.

“Po i përmbushim kushtet dhe në rajon nuk ka kësi objekti. Tash nuk po e di arsyet se psë nuk është dhënë kontrata. Kjo është bë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë ne I kemi certifikatat e cilësisë së gazit edhe është një cilësi që I arrin qato kushtet. Po direkt të Ministri Armend Zemaj. I kemi ceritfikata edhe oksigjeni importohet si oksigjen medicional. Oksigjeni vjen prej një firme që prodhohet në Itali është Sol Shpk, prodhohet në Itali vjen në Maqedoni dhe pastaj vjen në Kosovës. Siq tregova vjen me certifikatë se është oksigjen mediacional. Për mbushje spo di sa herë I kemi mbush po përafersisht 10-15 herë. Kompania ka cilësinë e gazit edhe ne e kemi në firme një analiztor për matjen e gazit e cila është 99.9 %.”.

Lexo po ashtu:  NATO po punon për hapjen e hapësirës së ulët ajrore të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *