Të kuptuarit e gjendjes tonë mendore: i mjafton të na shohë në fytyrë e mbi të gjitha në sy. Sipas studiuesve në Universitetin e Helsinkit, në fakt, qentë i dallojnë emocionet tona. Studimi ka analizuar reagimet e 31 qenve të cilëve u ishin treguar një seri fytyrash njerëzore me shprehje të lumtur, neutrale dhe kërcënuese.

Nëpërmjet teknologjisë së ndjekjes së syve, studiuesit zbuluan se qentë reagonin ndryshe kur shihnin një qen tjetër, apo një njeri: një fytyrë kërcënuese qeni e shpinte vëmendjen tek goja, por në qoftë se kërcënimi shprehej nga një fytyrë njerëzore, sytë e qenit fokusoheshin tek sytë. Sipas udhëheqësit të studimit, Sanni Somppi, rezultatet mund të shpjegohen me sjelljen tolerante të qenve ndaj njerëzve: zbutja në fakt mund të ketë gjeneruar tek kafshët ndjeshmëri të tilla, për t’iu përgjigjur sinjaleve kërcënuese nga njeriu, me sinjale të theksuara pajtimi.

Lexo po ashtu:  KUJDES! 'Lajme' opozitare për sanksione të BE-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *