Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Varianti i ri i koronavirusit që lidhet me rritjen e shpejtë të infeksioneve në Britani, është zbuluar në Suedi, pasi një udhëtues nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur dhe u testua pozitiv, sipas Agjencisë Suedeze të Shëndetësisë. Autoritetet bënë të ditur se udhëtuesi është izoluar dhe nuk janë zbuluar raste të tjera pozitive. Ndërkohë, zyrtarët në Ontario bënë të ditur se 2 raste me variantin e ri të zbuluar në Britani, janë shfaqur në provincën kanadeze.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shkencëtarët mendojnë se virusi është 40-70% më i transmetueshëm se origjinali. Disa vende të tjera, përfshirë Australi, Itali dhe Hollandë, kanë thënë se kanë identifikuar vargun e ri të virusit. Rasti kanadez lidhet me një çift në Ontarion Jugore, pa histori të udhëtimeve, ekspozimit apo kontaktit me rrezik të lartë.

Lexo po ashtu:  Reagon Ministrja Haxhiu: Një djalë i ri, në një ditë normale e në vendin e tij të punës, vritet tragjikisht

Ministria e Shëndetësisë në Francë deklaroi më herët gjatë fundjavës se një person i mbërritur nga Londra është testuar pozitiv me variantin e ri, ndërsa autoritetet në Spanjë, bënë të ditur se kanë konfirmuar 4 raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *