Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj Ramës për çështjen e zgjerimit me 12 milje në detin Jon, pasi Greqia miratoi dekretin presidencial së fundmi.

Nishani thotë se Rama bën avokatin e interesit të tjetrit duke deklaruar se Greqia ka të drejtë ta ushtrojë këtë të drejtë, percjell e pavarura MekuliPress.

Ai thekson se kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë vetëm të mbrojë interesin e Shqipërisë dhe jo interesin që dëmton rëndë Shqipërinë.

Reagimi 

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë !

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Lexo po ashtu:  Se mos na e sjell Vuçiçi të këndojë në Tiranë...

Tradhëtia ka Emër !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *