Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga qëndrimi i para disa ditëve kundër paketës së ndihmës për lehetësimin e pasojave të pandemisë së CoVid-19.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Pas një presioni të gjithanshëm, Trump ka njoftuar se do ta firmosë draftin që parashikon një alokim fondesh prej 2.3 trilionë dollarë të cilat parashikohet të kalojnë në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në trajtimin e problemeve sociale.
Pak ditë më parë Trump e quajti një turp paketën që sipas tij adreson fonde edhe jashtë vendit ndërkohë që kërkoi 3 fishimin e pagesës direkete për familjarët e prekur nga pandemia.





