Qeveria e re e Malit të Zi ka marrë një tjetër vendim që e zhvendos peshoren pro Beogradit. Edhe pse ka shpallur logjikën e mbrojtjes së pavarësisë së shtetit që Milo Gjukanoviç e shpalli të shkëputur në vitin 2006, qeveria e re i ka dhënë Serbisë aksesin në trafikun ajror në vend.
Air Serbia ka marrë menaxhimin e Montenegro Airlines, pasi qeveria e re ka refuzuar të gjitha ofertat për t’i dhënë licencën e kompanisë serbe. Siç bën të ditur portali i Podgoricës Antema M, Mladen Bojanic, Ministri i Investimeve Kapitale të Malit të Zi, tha se kompania serbe ka marrë përsipër të paguajë borxhet e kompanisë Montenegro Airlines.
Qeveria e re gjithashtu hodhi poshtë ofertën e grupit “Savannah” për të marrë pronësinë e Montenegro Airlines. Sipas Antena M, vendimi i ri i qeverisë malazeze është i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian.
Petar Vojinoviç, kryeredaktor i portalit të aviacionit “Tango Six”, tha për gazetën serbe “Danas” se njoftimi i Montenegro Airlines për pezullimin e fluturimeve në të vërtetë do të thotë se kompania nuk do të fluturojë më kurrë.
“Duke qenë se marrëveshja ndërshtetërore midis Serbisë dhe Malit të Zi përcakton se dy linjat ajrore të vetme që mund të operojnë midis dy vendeve janë Montenegro Airlines dhe Air Serbia, është plotësisht e qartë që kompania serbe do të marrë përsipër fluturimet malazeze, të cilat nuk ekzistojnë më, në destinacionet më të shpeshta”.
Ish-drejtori i JAT, Predrag Vujoviç, tregon se Montenegro Airlines ka qenë një krijim politik që nga themelimi i tij