BESELAMI
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ç’është nderi! Ç’është nderi kur duhet
të vdesësh! Një fjalë e marrë, por e
madhe! Ngushëllim i vogël para fundit
të pa skaj. Njerëzit e mençëm janë
fatkëqij se të tjerët ndjehen të vegjël
skaj tyre. E vogëlsia e ka xhelozinë e
madhe dhe urrejtjen e pazgjedhur. Le
të bëhet i fortë dhe i pamëshirshëm
se me mëshirën nuk mbërrin askund,
s’ia del me askënd, s’fiton asgjë. Nuk
është kjo kohë e mëshirës dhe e
dashurisë. Kjo është kohë e sundimit
të dhunës. Me të i çel dyert, që s’i çel
mendja dhe i shtrin poshtë grushtet
e urrejtjes. Nuk ka tjetër ligj. Mëshira
është harruar kur në dorë janë marrë
mburoja, shigjeta dhe shpata. Me të
përcjellim vetëm të vdekurit.
Rexhep Qosja
Drama “Beselam pse më flijojnë” 1978





