Revista “Foreign Policy” publikonte sot njëshkrim nën autorësinë e Aaron Timms, me titullin tingëllues: Macron do një perandori franceze bazuar mbi gjuhën. Presidenti francez po profilizohet nëmediat e huaja si ideologu i fundit i Europës, për të cilën flet shpesh dhe madje propozon reforma. Mirëpo në këtë shkrim, interpretimi i ambicieve të tij vihet në një kontekst nacional duke na sugjeruar se Macron, ky njeri që synon historinë, në të vërtetë ka një projekt për Francën.
Autori nis hulumtimin me aktet simbolike të Macron, kaq tëpreferuara prej tij. Akte të cilat rezonojnë me interpretime të tilla. Në këtë rast, sipari i ambicieve të Macron hapet me restaurimin e një kështjelle të shekullit të 16-të dhe kthimin e saj në një qendër ndërkombëtare për gjuhën franceze. Fatura: 210 milionë euro. Kujdes i madh i është kushtuar gjuhës dhe promovimit të saj edhe pse këtë vit mbushen 50 vjet nga krijimi i organizatës së Frankofonisë. Kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është frenimi i vendeve të tjera që krijon një gjeopolitikë në pamje të parë favorizuese.
Me Mbretërinë e Bashkuar që del nga loja dhe Gjermaninë në vend numëro, Macron nuk nguroi të afirmonte ambicien e Francës për të udhëhequr Bashkimin Europian
shkruan autori që citon një intervistë të Macron, në të cilën presidenti francez deklaronte se:
ne nuk mund të pranojmë të jetojmë në një botë bipolare të dominuar nga SHBA dhe Kina
Sipas tij, një botë e stabilizuar presupozon multilateralizmin dhe një Europë e fuqizuar. Në këtë kontekst, sipas autorit, Macron nuk ka ditur të propozojë diçka të re veç frankofonisë që u propozua në shekullin e 19-të në dritën e ngritjes së Prusisë dhe daljes në skenë të Gjermanisë. Dhe kjo frankofoni shpresën imperiale e mban në Afrikë, aty ku Franca ka trashëgiminë e vet dhe ku po ndodh rritja më e shpejtë e popullsisë. Mirëpo historia e saj lidhet me kolonializmin dhe postulime të tilla në politikën e jashtme kompromentohen nga historia dhe nga fakti se Franca po kërkon të përhapet me politikë dhe jo të mbivendoset në sistemin e refrerencës globale. Dhe ka një dallim mes një kulture që dominon dhe një politike kulturore.
Macron ka shkuar larg kur pak kohë më parë deklaroi se epiqendra e frëngjishtes nuk është as krahu i majtë apo i djathtë i Senës, por diku në lumin Kongo. Por këto manovra në të vërtetë janë zgjatime të vizioneve politike dhe debati mbi këtë temë nuk mungon.
“Macron është veçanërisht i apasionuar me idenë e vjetër se frëngjishtja është gjuha e “universalitetit”…Por përpjekjen e tij për të ruajtur balancën në këtë retorikë të guximshme – në dënimin e kolonializimit si trashëgimi e frankofonisë teksa shtyn para frëngjishten drejt një rikapjeje idiomatike të globit…Macron mund të përfundojë në fund duke ngatërruar të gjithë, përfshirë veten”, shkruan autori.
Përzgjedhja e kështjellës së Villers-Cotterets për restaurim dhe shndërrimin në qendër për gjuhën, simbolizon natyrën recidviste të ambicieve franceze. Sipas autorit, në këtë vend, më 1539, mbreti François I firmoi urdhërin për përdorimin e frëngjishtjes në vend të latinishtjes si gjuha zyrtare e qeverisë duke hedhur bazat e një…centralizimi gjuhësor dhe homogenizimit që kontribuuan përgjatë shekujve në rënien e gjuhëve rajonale të Francës.
Të gjitha këto provojnë se Franca më shumë se të tjerët po konsumon ambicet e veta në materiet historike, pa ofruar asgjë të re veç prezantimit dhe riprezantimit të së shkuarës së vet. E cila qëndron në sytë e politikanëve si Macron referencë për të ardhmen pa pyetur nëse ajo gjeneron konsensus apo përçarje.
Është një detyrë më e madhe se kapaciteti i Francës dhe Macron me të keqe kryesore se debati për unifikimin e Europës do të hajë sërish kohë të çmuar pa arritur të prodhojë gjë.