Reagime të fuqishme në botë pas inçizimeve të Trump ku vetë Presidenti në publik shfaqet si një autokrat, i cili në mënyrë joligjore dhe të pamoralshme tenton të inicioj një grushtshtet. Inçizimi doli në publik këtë të diele me 03.01.2021.

MekuliPress këtë skandal të Presidentit Trump e krahason edhe më të keq, e më të dëmshëm për demokracinë, se sa skandali i Presidentit Nixon me “Watergate-in” e tij të turpshëm të vitit 1972.

Redaksia MekuliPress ju sjell disa copëza të kësaj historie të turpshme të Nixon:

“Nixon personalisht urdhëroi vjedhjen e Watergate”

Personalisht Richard Nixon urdhëroi vjedhjen e selisë së partisë së Demokratëve në ndërtesën Watergate në vitin 1972. Kështu pretendonte një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Nixon, rikujton MekuliPress.

Jeb Stuart Magruder ishte nënkryetari i fushatës elektorale të Nixon në 1972, në një intervistë për PBS, në vitin 2003, tregon se si më 30 Mars 1972, ai vetë kishte dëgjuar Presidentin Nixon të kishte urdhëruar vjedhjen në zyren e Demokratëve.

Lexo po ashtu:  EULEX-i ka nisur bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negroc

MekuliPress rikujton se më 17 qershor të vitit 1972, pesë hajdutë u kapën në flagrancë në zyrat e Demokratëve, ku duhej të rregullonin pajisjet e përgjimit që ishin kontrabanduar brenda në zyret e Demokratëve disa muaj më parë.

Ishte përpjekja e Nixon për të mbuluar më pas skandalin, që në fund të fundit i kushtoi atij me humbje të presidencës, por Magruder në këtë intervistë pretendon se ishte vetë presidenti i diskutueshëm që urdhëroi vjedhjen.

Në një intervistë me kanalin televiziv PBS, Magruder tregon se si u ul me udhëheqësin e fushatës zgjedhore John Mitchell kur Nixon thirri.

– John, ju duhet ta bëni këtë, Magruder duhet ta ketë dëgjuar Nixon duke thënë.

Midis atyre që nuk janë befasuar nga zbulimi është ish-këshilltari ligjor i Nixon, John Dean.

“Duhet ta pranoj se dyshoja për këtë,” kishte thënë Dean për CNN, kujton MekuliPress.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *