Njohur si shenja më ‘e errët’ e më misterioze e zodiakut, Akrepi ka një reputacion jo fort të mirë në mesin e shenjave të horoskopit. Ndonëse shumë tipare i bëjnë njerëzit e lindur nën këtë shenjë, jo fort të dëshiruar në rrethin e miqve, Akrepët janë dhuruesit e njerëzit më bujarë që do të njihni në jetë. Kjo shenjë uji preferon ta mbajë rrethin të ngushtë, përpiqet të fshehë emocionet , por në momentin e parë që ata krijojnë një lidhje domethënëse me ju, ata do të bënin gjithçka, pavarësisht sa shtrenjtë mund t’ju kushtojë.

Akrepët janë miq për koke-Besnikëria e një Akrepi nuk njeh kufij, dhe kjo shkon dyfish kur bëhet fjalë për bujarinë. Akrepët i shohin të dashurit e tyre si njerëzit më të mirë në planet dhe do të bënin çmos për t’i lumturuar. Ndonëse nuk dinë shumë mirë ta shprehin dashurinë, për akrepin, veprat tregojnë më shumë sesa fjalët.

Akrepet janë shumë empatikë-Akrepat janë një nga shenjat më empatike në zodiak, që do të thotë se kanë një tendencë të kuptojnë se si ndiheni, shpesh përpara se ta shprehni. Ata janë në gjendje ta përdorin këtë superfuqi për t’ju ngritur humorin, për t’ju bërë të ndiheni të vlerësuar dhe më mirë.

Lexo po ashtu:  Pa lejen e Perëndimit, protestat quhen filoruse. Me lejen e Perëndimit, quhen Pranverë

Një shenjë që vetëm dhuron-Po, Akrepi është një shenjë që çdo ndjenjë, nga inati tek dashuria e përjeton në mënyrë intensive. Kur një Akrep interesohet për ju dhe ju dashuron, nuk do të dalë në ballon të bërtasë që e gjithë njerëzia ta marrë vesh, por do ju bëjnë dhurata , nga ato që nuk kishit menduar ndonjëherë se do i merrnit. Dhe mos u çuditni nëse ndonjë dhuratë nga ata gjithashtu vjen me një letër të përzemërt (dhe të gjatë) Nuk janë shumë të mirë në komunikimin me fjalë, por gjithçka ndjenjë do e shkruajnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *