Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Lexo po ashtu:  Vjen porosia e fundit nga Rusia për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *