Dr. Elmi Olluri
A s’eshte turp qe edhe per trauma me banale ose edhe per djegie, nje traume e trajtuar edhe ne kohen e Mesjetes, politikanet tane te tregonjne patriotizem kinse per kujdesin e popullates duke thirr ambasada per t’i derguar jashte Kosove, sikur atje mjeket t’i kishin tri duar apo kater sy?!

Me parat e hargjuara për dërgimin e këtyre pacientëve jasht Kosove deri tani ishin ndërtuar dhe pajise 5-6 qendra për djegie, vlersesone vet ju lutem ,kjo nuk don koment, a sështë skandal kjo për të gjith ministrat e shendetësis që e 21 vite?

Dr. Elmi Olluri
Dr. Elmi Olluri

 

Jo jo, ju që keni drejtuar shendetesine e këtij vendi qe 21 vite eshte dashtë të mendoni për një qender që trajtoin rastet e tilla!
Nuk duhet pajisje e vecante për trajtimin e djegieve!

Ekspertët janë në Kosovë, por duhet t’u krijohen kushtet, e jo t’i dërgojmë pacientet në vende tjera, të bëhet patriotizem me shëndetin e popullatës.
Një qender emergjente, korridor i improvizuar, i renovuar me dhjetra here, me kushte shume të veshtira për pune.
Me specialiste dhe personel të mbingarkuar, nga puna edhe për raste ambulantorike,me pak shretër.

Lexo po ashtu:  Himni i kombit shqiptar, aty ku nuk e prisja

E mungesa të ndryshme, me dy salla operative të cilat as për së afërmi nuk i plotësojn kushtet, pa filtra, pa dhoma zgjimi, të cilat edhe sikur të ishin për një qytetëzë nuk do ti plotsonin kushtet e le më për nje kryeqytet siq është Prishtina??

Me mungese të qendres për djegie, sot dhe në të kaluaren politikajt ,dalin dhe kinse po interesohemi për të lënduarit nga bombola dhe kontributi i tyre te dalin para pacientve e familjareve të tyre se ne do tju dërgojme për Turqi.

A ka me mjerim se nje bombole gazi ta çrregulloi nje shet? Po sikur të shperthente edhe nje ose edhe nje, ose nje rrokullisje e disa veturave ne te njejten kohe apo rrokullisja e ndonje autobusi ?

Ju që doni të jeni të parët çdo here, a keni menduar per nje gjë të tillë?

Nuk janë shtetet tjera parajsa për trajtimin e traumave dhe te semundjeve tjera, që shumica e udheheqesve fjalën e pare e kan t’i dergojne jashte!
A kanë njohuri se mjekesia sot nuk ka dallime ? Pse patriotizem me varferimin e buxhetit të familjeve kosovare?

Lexo po ashtu:  'Remi' pro vendimit për Klan Kosovën: Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias

A keni ju njohuri se miliona euro derdhen ne shtetet tjera për patologjite dhe traumat që mund të trajtohen ne Kosovë?
A keni njohuri se pacientet kosovare me diagnoza inoperabile operohen në shtetet përrreth dhe këthehen të vdekur?
A keni ju njohuri se mjeket kosovare kan aftesi t’i trajtojne edhe patologjitë më të rënda ?
Ju duhen vetem kushte për trajtim ( hapesire, pajisje dhe barna).

A s’eshte turp qe edhe pas 21 viteve Qendra Emergjente te bëj punën në nje korridor të improvizuar?!

Nuk i duhet këtij populli patriotizem mi dergu jashte vendi, por i duhet patriotizem per t’u trajtu nga dora e mjekut shqiptar se eshte me e lehte dhe 100% e kuptueshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *