Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë së Albin Kurtit, Haki Abazi, në një intervistë eksluzive për Ora News dha detaje lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë.

Duke u shprehur i bindur për një fitore të Vetëvendosjes me Albin Kurtin kryeministër, Abazi hodhi poshtë edhe krijimin e një koalicioni të mundshëm, duke thënë se bashkëpunimi i vetëm që VV ka në programin e saj është ai me qytetarin.

Abazi: Tani jemi në situatën kur po bëjmë përgatitjet. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, znj. Osmani shpalli zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen në 14 shkurt dhe Kosova do ti kthehet sovranit. Ne jemi të fokusuar me të gjitha energjitë që kemi që kësaj rradhe të bëjmë qeverinë me qytetarin pa patur nevojë që të ndjekim dhe të bëjmë kompromise që do të impononte një situatë kur kualiconet janë të nevojshme. Qeveri e cila realisht ka ardhur si rezultat i sabotimit të vullnetit të qytetarëve dhe vullnetit demokratik në vend. Më në fund me një vonese 6-mujorëshe Gjykata Kushtetuese vërtetoi atë çfarë kishim thënë nga dita e parë. Tani z.Kurti është në krye të Lëvizjes Vetëvendosja dhe do të jetë në krye të listës së Lëvizja Vetëvendosje që do të paraqitet para Komisionit Zgjedhor dhe do të bëhet Kryeministër pasi ashtu janë të gjitha pritjet e qytetarëve dhe është vullneti demokratik që z.Kurti të udhëheqë me qeverinë ose më mirë të themi të vazhdojë qeverisjen ashtu si ka përcaktuar vullneti i qytetarëve.

Lexo po ashtu:  Protestat në Kazakistan, arrestohet nën akuzën e tradhëtisë ish-shefi i shërbimit sekret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *